Një 35- vjeçar ka humbur jetën sot si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Milot Morinë.

Bëhet fjalë për të riun, Gersi Nikolli, i cili ishte duke udhëtuar me mjetin e tij tip ‘Volkswagen”.

Policia bën të ditur se 35-vjeçari ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia bën të ditur se në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po bën verifikimin e plotë të ngjarjes.

Mirditë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të fshatit Ndërfushaz, Mirditë, drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen” shtetasi Gersi Nikolli ,35 vjeç, ka humb kontrollin duke dalë nga rruga ,ku si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.