Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në qytetin e Tiranës, ku një makinë ka aksidentuar një këmbësore, shtetasen N.H., 59 vjeçe.

Më datë 12.06.2020, rreth orës 18:20, në Paskuqan 1, në rrugën “Demokracia”, mjeti me drejtues K.D., 41 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen N.H., 59 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re