Skip to content

EMRI/ Aksident tragjik në aksin Peqin–Elbasan, humb jetën një punonjës pastrimi

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor Peqin–Elbasan. Një furgon është përplasur me një automjet pastrimi, duke shkaktuar vdekjen e një punonjësi të mbeturinave.

Viktima është identifikuar si Bedri Dedej, i cili ndodhej pranë mjetit të punës në momentin e përplasjes. Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka qenë i fortë dhe punonjësi ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e goditjes.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e Policisë dhe shërbimet emergjente. Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.