Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar paraditen e kësaj të diele në hyrje të qytetit të Bilishtit.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 11:10, një motomjet i drejtuar nga shtetasi Besim Stena 67 vjeç, është përplasur me një automjet me drejtues shtetasin Besart Kycyku, 25 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, 67-vjeçari ka ndërruar jetë, duke mos i mbijetuar plagëve të marra. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Devoll/Informacion paraprak

Rreth orës 11:10, në hyrje të qytetit të Bilishtit motomjeti me drejtues shtetasin B. S 67 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. K., 25 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi B. S.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko