Skip to content

EMRI/ Aksidenti i rëndë pranë Kopshtit Zoologjik, policia jep detaje: Viktima student në Akademinë e Sigurisë

Policia ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e rëndë pranë Kopshtit Zoologjik, ku ndërroi jetë një person. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku automjeti me drejtues shtetasin A. Sh. dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R.

 

Si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje, Arjon Shahaj, student në Akademinë e Sigurisë.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.