Një nga tre të plagosurit e aksidentit të ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin Korçë-Bilisht, ka ndërruar jetë. ABC News mëson se viktima është Miranda Malolli.

Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Cangonj, ku mjet tip “Benz” është përplasur ‘kokë më kokë’ me një mjet tip “Volkswagen”, çka ka sjellë përmbysjen e këtij të fundit në anë të rrugës.

Ndërkohë që ka edhe dëme të shumta materiale pasi përplasja ka qenë shumë e fortë.

Policia ndodhet në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re