Një minator është aksidentuar në një nga galeritë private në Bulqizë. Minatori Shkëlqim Kala ka qenë duke punuar kur një masiv shkëmbor e ka zënë poshtë duke e dëmtuar kryesisht në gjymtyrët e poshtme.

Minatori 50-vjeçar, punonte në një galeri që administrohet nga Halit Bajraktari. Menjëherë është transportuar në spitalin e Bulqizës e më pas është trasportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar. Grupi hetimor po punon për shkaqet e aksidentit.

“Rreth orës 11.00, është dërguar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi Sh.K., 50 vjeç, i cili gjatë punës në një minierë kromi në qytetin e Bulqizës, është aksidentuar jashtë rrezikut për jetën duke u lënduar në këmbë.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.”, njofton policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re