Një 24-vjeçar, i cili dyshohet se është i lidhur me bandën “LIONS” dhe i përfshirë në vrasjen e një të riu afgan që ndodhi në fillim të marsit në Agios Panteleimonas, është vënë në pranga pasditen e së hënës nga policia greke.

24-vjeçari,Dhimitër Çiço, akuzohet se ka qëlluar një të ri afgan gjatë përleshjes së ndodhur më 8 mars jashtë një dyqani në Athinë mes personave me origjinë shqiptare që ishin me të dhe një grupi afganësh, duke e vrarë.

Në mënyrë të veçantë, siç rezultoi nga hetimet policore, i arrestuari, me të mbërritur në rrugën Akakiou, ka drejtuar pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të grupit të afganëve, edhe pse asnjë nuk mbeti i plagosur nga plumbat e tij.

Më pas grupi i afganëve është nisur drejt rrugës Epirou dhe pas pak 24-vjeçari dyshohet se ka qëlluar afganin duke e plagosur në kokë.

Sipas policisë greke, motivi i sulmit është fokusuar në trafikun e drogës. Vlen të theksohet se i arrestuari ka qenë i akuzuar në të kaluarën për bashkëpunim në vrasje me dashje dhe tentativë për vrasje seriale dhe bashkëpunëtore, si dhe për formim bande.

Ai është akuzuar edhe për grabitje, armwmbajtje, pranim dhe asgjësim të produkteve të veprës penale, shoqërim, zhvatje, kanosje, dhunë të paligjshme, kërcënim, dëmtim pronë e huaj, shkelje e rendit për parandalimin dhe transmetimin e sëmundjeve, lypja, për shkelje të ligjit për armët si dhe për dhunë në familje.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re