Skip to content

EMRI/ Arrèstohet 25-vjeçari shqiptar në Britani, pranoi të punonte në fermë kánabisi për 2 mijë paund në muaj

Një 25-vjecar, i identifikuar si Ledjo Basha ka rënë në prángát e pòlicisë britanike pasi ishte “kopshtar” në një fermë kánábisi. Ai ishte azil kërkues dhe pranoi punën si roje kopshtar pasi paguhej 2 mijë paund në muaj. Pas kontrolleve, pòlicia gjeti lëndë nárkotike me vlerë të mundshme deri në 100 mijë paund.

U konstatuan edhe 275 bimë kánábisi, të cilat ishin vendosur në pesë vende të ndryshme brenda banesës. Më 28 Maj, policia hyri me forcë në pronë dhe arrestoi Bashën me dyshimin se prodhonte kánábis. Basha u shpreh se kishte qenë në shtëpi për më pak se dy muaj.

Në gjykatë dëshmoi se ishte ‘kopshtar’ dhe nuk ishte i përfshirë në ngritjen e fermës së kánábisit. Avokati i Bashës, Eleanor Gleeson tha se i pandehuri nuk mund të flasë anglisht ndaj procedurat u ndoqën me përkthyes. “Ai e dinte se çfarë po bënte ishte gabim, por e bëri këtë nga dèshpèrimi. Ai u transferua në këtë vend për të bërë një jetë më të mirë, dhe për fat të kèq nuk ka qenë kështu”, tha Gleeson.

Basha u dènua me 7 muaj bùrg, gjykatësi Nicholas Dean QC i tha: “Ju nuk keni luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e këtij kánábisi. Ju nuk u shfrytëzuat, pasi pranuat punën vullnetarisht”. Gjykatësi tha se ishte e mundur që Basha, azilkërkues, mund të deportohet pasi të vuajë dènimin e tij, por për këtë duhet të vendosin autoritete të tjera.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb