Policia ka vënë në pranga një 35-vjeçar  në Durrës, i cili gjatë muajit maj kishte vjedhur 3 biçikleta në qytetin bregdetar.

I riu Safet Tafa rezulton se ka qenë i dënuar dhe më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar veshje që ky shtetas i përdorte gjatë vjedhjeve.

Njoftimi i policisë:

Vodhi 3 biçikleta, gjatë muajit maj, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje.

Sekuestrohen veshje që autori i përdorte kur kryente vjedhje.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Again”, për zbardhjen e rasteve të vjedhjes, Komisariati i Policisë Durrës ka zbardhur 3 raste të vjedhjes së biçikletave, të kryera gjatë muajit maj, në qytetin e Durrësit.

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua autori i dyshuar, shtetasi S. T., 35 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar veshje që ky shtetas i përdorte gjatë vjedhjeve.

Vijon puna hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi S. T.

Materialet procedurale i kaluan Porkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re