Eraldo Smaçi, ish-regjistrues në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lezhë, u arrestua këtë të mërkurë nga Policia e Lezhës. Ai u kap në kuadër të operacionit “Volvo 4” në zhvilluar në tetor të vitit 2018, ku u godit një grup i strukturuar kriminal në fushën e krimit ekonomik.

 

31-vjeçari Smaçi ishte shpallur në kërkim sepse Gjykata e Krimeve të Rënda kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

 

Ai akuzohet për  “Shpërdorim detyre”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re