Një 32-vjeçar nga Saranda, është arrestuar pas një operacioni të policisë greke në Athinë. Policia ka kryer kontroll në një banesë në zonë, pas dyshimeve se në të ndodheshin sende të paligjshme.
Gjatë kontrolleve në banesën ku jetonin Kostandin Nesturi, 32 vjeç nga Saranda dhe greku Aleksandros Banin, 29 vjeç, u gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri automatike me 9 fishekë, 1 jelek anti-plumb, 5 fishekë, çift targash false, kartë identiteti greke false, 2 vula zyrtare, 4 vula biznesi, 3.6 gram kokainë, 27 gram marijuanë, 2 peshore, 16 grirës marijuane, 2 Lap-Top.
Policia greke po heton arsyet se pse dy të dyshuarit mbanin armatim dhe dokumente false në banesë.
Kostandin Nesturi rezulton me precedentë penalë në Shqipëri. Ai është arrestuar në Sarandë në vitin 2014 për vjedhjen e 360 litrave naftë të gjeneratorit të një kompanie telefonike.
Ndërsa në vitin 2023 është arrestuar në Sarandë duke drejtuar një automjet tip “BMW” të dyshuar si të vjedhur në Spanjë, ndërsa gjatë kontrollit iu gjet një sasi lënde narkotike marijuanë.