Një automjet është dëmtuar gjatë natës në Shëngjin. Mësohet se persona ende të paidentifikuar i kanë dëmtuar mjetin shtetases Alida Haxhia, e cila është edhe anëtare e këshillit bashkiak Shkodër.

 

Në momentin kur ka ndodhur ngjarja mësohet se mjeti ishte i parkuar poshtë një pallati brenda normave rrugore.

 

Haxhia akuzon policinë e Lezhës për neglizhencë pasi sipas saj u paraqitën rreth tre orë pas denoncimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re