Altin Arapaj është 41-vjeçari shqiptar që u ekzekutua me armë zjarri në mes të vreshtave në zonën e Rafinës në Greqi.
Dyshohet se shqiptari u vra nga bashkatdhetari i tij, i cili ka qenë i afërm me viktimën.
Sipas informacioneve paraprake motiv i vrasjes dyshohet të jetë prishja e pazareve të drogës mes viktimës dhe autorit.
Siç raportojnë mediat greke Altin Arapaj është emër i njohur për policinë greke, pasi ai është përfshirë në të kaluarën në vepra të ndryshme penale, përfshirë edhe shitblerjen e lëndëve narkotike.
Sipas informacioneve të para për mediat greke, para se të jepte frymën e fundit 41-vjeçari telefonoi bashkëshorten e tij, të cilës i zbuloi emrin e autorit që e qëlloi me armë zjarri.