Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka dhunuar xhaxhain e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Drita në Mat, për motive të dobëta.

Pas marrjes së njoftimit, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka arrestuar të riun, Klajdisjan Kurti, i cili dhunoi xhaxhain e tij, 58-vjeçarin me iniciale P.K..

Ndërkohë gjatë kontrolleve në banesën e të riut u gjetën dhe sekuestruan 34 copë fishek, 2 granata, 8 ndezëse granatash, 1 qytë dhe 1 krëhër arme.

 

Njoftimi i policisë:

Për motive të dobëta, dhunoi xhaxhain e tij, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, bëri të mundur arrestimin në flagrancë të 20-vjeçarit.

Në banesën e 20-vjeçarit, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan 34 copë fishek, 2 granata, 8 ndezëse granatash, 1 qytë dhe 1 krëhër arme.

Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Drita, për motive të dobëta, një 20-vjeçar po dhunonte xhaxhain e tij shtetasin P.K., 58 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, shkuan menjëherë në vendngjarje.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, u bë e mundur përshkallëzimi i mëtejshëm i këtij konflikti, si dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit K.K., 20 vjeç, banues në fshatin Drita, Mat.

Gjatë kontrollit të banesës së 20-vjeçarit, iu gjetën të fshehura dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 34 copë fishek, 2 granata, 8 ndezëse granatash, 1 qytë dhe 1 krëhër arme.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re