Skip to content

EMRI/ Dhunonte dhe kërcënonte me jetë bashkëjetuesen dhe fëmijën e mitur, arrestohet 65-vjeçari! Burrit i sekuestrohet një armë gjahu

Një 65-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Shkodrës, pasi dhunonte dhe kërcënonte me jetë vazhdimisht bashkëjetuesen e tij dhe fëmijën e tyre të mitur.

Policia bën me dije se shtetasi Mark Gjokaj edhe e kishte kërcënuar gruan dhe fëmijën me jetë.

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar 65-vjeçarit një armë gjahu, që ai e mbante pa leje.

Njoftimi i policsë

Dhunonte vazhdimisht bashkëjetuesen e tij, në prezencë të fëmijës së tyre të mitur, dhe i kanoste të dy për jetën, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 65-vjeçari.

Sekuestrohet një armë gjahu, që ky shtetas e posedonte pa leje, në banesë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas marrjes së njoftimit nga një shtetase, se bashkëjetuesi i saj e kishte dhunuar vazhdimisht dhe e kishte kanosur për jetën, kanë ndërhyrë menjëherë për kapjen e këtij shtetasi.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, është arrestuar në flagrancë shtetasi shtetasi Mark Gjokaj, 65 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë gahu, që ky shtetas e mbante pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

“”