Një mjet është djegur mbrëmjen e djeshme në afërsi të një lavazhi në Fushë Krujë.

Mësohet se makina është në pronësi të Alfred Stojani nga fshati Ulëz.

Sipas shërbimit zjarrfikëse, dyshohet se ka qenë zjarrvënie e qëllimshme pasi pjesa e brendshme e mjetit është lyer me lëndë djegëse.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e personit që dogji makinën e Stojanit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko