Makina e një zyrtareje në Bashkinë e Vlorës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së dielës (7 prill).

Raportohet se disa persona janë shoqëruar në polici si të dyshuar në lidhje me ngjarjen.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji”, ndërsa automjeti tip “Volkswagen” mësohet se është në pronësi të zyrtares Anjeza Shiko, banuese në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. Sh., banuese në Vlorë (funksionare e bashkisë Vlorë).

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, disa shtetas të dyshuar lidhur me ngjarjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re