Shpërthim me tritol në një banesë në Tiranë. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se rreth 30 gramë tritol është vendosur në shtëpinë e marrë me qira nga Demir Cara. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate në rrugën “Ndoc Martini” ndërsa nga shpërthimi ka vetëm disa dëme të vogla materiale.

Hetimi është fokusuar jo vetëm tek Caea por edhe tek pronari i banesës për të verifikuar ndonjë konflikt të mundshëm.

“Më datë 22.01.2023, rreth orës 00:05, në rrugën “Ndoc Martini”, në verandën e banesës së shtetasit D. C., 34 vjeç, dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse duke shkaktuar dëme të vogla materiale.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.”, njofton policia.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re