Një shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës në Itali. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane 43-vjeçari shqiptar nga Kosova Bashkim.B ka rënë nga një alrtësi prej 10 metrash në kantierin e ndërtimit ku ishte duke punuar, në Sardenjë në zonën e Gallurës.

Pavarësisht ndihmës së dhënë nga kolegët 43-vjeçari nuk mundi të mbijetonte.

Bashkim.B kishte lindur në Kosovë në vitin 1981 dhe ende nuk i kishte mbushur 43 vjeç . Tragjedia ka ndodhur pasditen e së shtunës 24 shkurt në via Londra .

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re