Skip to content

EMRI/ Efektivi i “Shqiponjave” u qëllua me dy plumba në bark, autori ishte në ndjekje

policia mos kalo 565

Detaje të tjera bëhen me dije nga të shtënat me armë zjarri gjatë aksionit të “Shqiponjave”. Mësohet se i plagosur ka mbetur efektivi, Edlir Alleshi. Ky i fundit është qëlluar me dy plumba në bark, teksa patrrula ishte në ndjekje të një personi të dyshimtë.

 

Efektivi i plagosur ndodhet në sallë operacioni dhe ende nuk dihen detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore.

 

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të xhamisë “Xhura”.