Habib Rexha është personi që dyshohet se ekzekutoi sot Arjan Gosën në Kavajë. Gosa u vra me një plumb në kokë pasditen e sotme teksa ndodhej në një lokal në qytet duke konsumuar kafe me babanë e tij. Burime për ABC News kanë konfirmuar se 31 vjeçari Habib Rexha është vëllai i Altin Rexhës.

Ky i fundit mbeti i vrarë pas një sherri me Edmond Gosën, vëllain e Arjan Gosës pak muaj më parë në Kavajë. Edmond Gosa dhe Altin Rexha u takuan për t’u sqaruar në lidhje me një konflikt të mëparshëm por gjithçka përfundoi në mënyrë tragjike.Edmond Gosa e qëlloi me thikë ndërsa Altin Rexha ia ktheu me armë zjarri.

Të dy ndërruan jetë rrugës për në spital. Ngjarja ndodhi pranë banesës së Rexhës, i cili ishte edhe i shoqëruar nga djali i tij i mitur kur ka shkuar të takojë Gosën me qëllimin për të sqaruar konfliktin mes të dyve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re