Një shqiptar është vrarë gjatë orëve të natës në zonën e Evozmo të Selanikut.

 

Viktima është Erald Jonuzi, 35 vjeç, me origjinë nga Korça.

 

Policia thotë se viktima ishte duke parkuar automjetin poshtë banesës se tij në kohën që persona ende të pa njohur hapen zjarr duke e lënë të vdekur ne vend. Mbi viktimën u zbrazën 4 plumba.

 

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

 

Burime policore thane se rasti është larje hesapesh, por pa përjashtuar edhe ndonjë piste tjetër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re