Gjatë mesnatës pranë shkollës 9-vjeçare Naim Frashëri në Elbasan është përplasur një mjet me një makinë të patrullës së Policisë.

Mësohet se nga përplasja është plagosur Komandanti i Grupeve të Gatshme, Enver Muça. Enver Muça ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit. Në makinën e Policisë ndodheshin dhe disa punonjës policie të cilët nuk janë lënduar.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re