Këshilli i Ministrave në mbledhjen e pasdites ka emëruar Klevis Qosen, Drejtor të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës.

Emërtimi i Qoses erdhi pas propozimit të bërë nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Qose në vitin 2021 ka mbajtur edhe postin e kreut të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve.

Ky emërim erdhi pas lirimit nga detyra të ish-drejtorit të përgjithshëm i Shërbimit të Provës, Ervin Hoxha.

Kujtojmë se Hoxha u lirua nga detyra nga Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re