Paraditen e sotme në portin e Durrësit u godit një tjetër rast i tentativës për të futur në Shqipëri shuma të mëdha parash të padeklarara që dyshohet se vijnë nga aktiveti kriminal në shtetet e tjera.

Në pranga ra Dritan Hallkokondi, i cili është shoferi i kamionit në të cilin u gjetën 150 mijë euro dhe rreth 164 mijë paund britanikë të fshehura në kabinë.

LEXO EDHE: 150 mijë euro dhe mbi 160 mijë paund të fshehura në kabinën e kamionit, arrestohet 53-vjeçari në portin e Durrësit

Dyshohet se këto para vinin nga Britania e Madhe dhe nga Italia e Veriut, pasi këto ishin shtetet ku 53-vjeçari punonte si shofer, raporton gazetari i ABC News, Leonidha Musaj.

Sipas policisë ky është rasti i 5-të i tentativës për futjen e shumave të mëdha të parave të padeklaruara, i goditur gjatë muajve të fundit.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re