33-vjeçari shqiptar Eugert Merizaj, i akuzuar për vrasjen e Hemaand Ali Hussin në shtator të vitit 2019-të, është arrestuar nga policia belge, pasi ndaj tij kishte një urdhër ndërkombëtar të lëshuar nga gjykata e Hartlepool në Britani.

Mediat britanike raportojnë se për Eugert Merizajn kishte një urdhër-arresti ndërkombëtar pasi ai ishte dënuar me 31 vite burg në mungesë.

Ndërsa janë shpallur në kërkim edhe dy shqiptarë të tjerë Sajmir Dodoveci, 38 vjeç dhe Armando Marku, të cilët po ashtu kanë qenë pjesëmarrës në krim.

Ndërkohë që për vrasjen e Hussein janë dënuar edhe 3 persona të tjerë Noza Saffari 42-vjeç i dënuar me 15 vjet burgim, Dorian Pirija 36-vjeç i dënuar me 19 vjet burg, si dhe Qazim Marku 28-vjeç që u burgos dhe është dënuar me 19 vjet.

Hussein ishte baba i dy djemve, ai u qëllua në kokë nga një distancë e afërt me një armë gjahu të prerë në Hartlepool në shtator 2019.

Komploti për të vrarë Hussein, babanë e dy fëmijëve, ishte kulmi i një grindjeje të gjatë midis grupeve rivale kurde dhe shqiptare në Teesside në Blegjikë, e cila përfshinte një përleshje me armë midis dy palëve ndërluftuese në Middlesbrough në Britani.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re