LUSHNJE- Një 59-vjeçar nga Lushnja është gjetur i vdekur në një kanal. Ai ishte shpallur i humbur dy ditë më parë nga Policia e Lushnjes, e cila ndërkohë kishte nisur kërkimet për gjetjen e tij.

 

Paraprakisht dyshohet se 59-vjeçari, Arjan Konda ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re