Një 56-vjeçar nga fshati Daullas në Fier është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm (18 prill).
Agron Sukulli është gjetur nga fqinjët i pajetë poshtë gomës së zetorit. Dyshohet se e ka zënë poshtë teksa ka qenë duke e rregulluar.
Në vendngjarje policia dhe grupi hetimor për të zbardhur dinamiken e ngjarjes.