32-vjeçari i cili grabiti dje në bulevardin “Bajram Curri” Tiranë,  një makinë nën kërcënimin thikës ka rënë në prangat e policisë.

Uniformat blu bëjnë me dije se automjeti i vjedhur u gjet i braktisur në rrugën “Babë Rexha” dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia ka publikuar momentin kur autori  Iljaz Lufta hyn në nmobileri dhe në kërcënimin e një mjeti prerës, vjedh çelësin e një automjeti i cili ishte i parkuar në hyrje të mobilerisë.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i kryejnë ato.    

Finalizohet operacioni policor i koduar “Grab”.

Vodhi me dhunë një automjet, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, ditën e djeshme, pas informacionit të marrë se në bulevardin “Bajram Curri”, një shtetas kishte hyrë në një mobileri dhe në kërcënimin e një mjeti prerës, ka vjedhur çelësin e një automjeti i cili ishte i parkuar në hyrje të mobilerisë, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Si rezultat i hetimeve të shpejta hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 është lokalizuar dhe arrestuar shtetasi I. L., 32 vjeç, banues në Durrës.

Ditën e djeshme, ky shtetas dyshohet se ka hyrë në një mobileri dhe në kërcënimin e një mjeti prerës, i ka vjedhur një shtetasi çelësin e automjetit të cilin e kishte parkuar në hyrje të mobilerisë. Automjeti u gjet i braktisur në rrugën “Babë Rexha” dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re