Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për shtetasin, Vladimir Rusi, i cili u akuzua si bashkëpunëtor në grabitjen e kambistit.
Ai u arrestua pak ditë më parë, pasi së bashku me një shtetas të tjetër të shpallur në kërkim, futën kambistin në makinë dhe kërcënuan me thikë duke i marrë çantën me 10 milion lekë.
Rusi ka deklaruar para togave të zeza se nuk ka qenë i përfshirë drejtëpërdrejt në ngjarje, por kishte rolin e taksistit pasi ishte pronotuar nga një person tjetër, bën me dije gazetari i ABC News, Leaonidha Musaj.r.t
