Një person rreth 45 vjeç në Zëmblak të Maliqit ka humbur jetën aksidentalisht, mbrëmjen e kësaj të diele.

Pamje nga vendngjarja

Mësohet se Taulant Myftarlli teksa ai ka qenë duke pastrua armën e gjahut të llojit çifte, kjo e fundit është shkrepur aksidentalisht duke i marrë jetën.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në fshatin Zëmblak, Maliq, në banesë, shtetasi T. M., rreth 45 vjeç, duke pastruar armën e gjahut (të cilën e posedonte me leje) dyshohet se arma është shkrepur aksidentalisht dhe për pasojë ky shtetas ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re