Gentjan Qosja është shoferi i autobusit të përmbysur pasditen e kësaj të diele te Rruga e Elbasanit. Mësohet se ai ka humbur kontrollin dhe autobusi i linjës së Krrabës, është kthyer përmbys. Gjithashtu në pamjet e siguruara, vihet re se ka goditur edhe dy makina të tjera të parkuara.

Sakaq, policia ka bërë të ditur se Qosja i është nënshtruar testit të alkoolit dhe nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.

Ndërkohë, mësohet se deri tani 7 persona janë paraqitur në spital me dëmtime të lehta pa probleme.

Pamjet e reja nga vendngjarja:

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re