Një shtetas 70-vjeçar i identifikuar si Preng Gjini, është mbytur pasditen e sotme rreth orës 17:50 në Lezhë. I moshuari mësohet se ishte duke u larë në plazhin e Tales ku dhe u gjet i mbytur nga plazhistët e tjerë.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë: Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 13.08.2021, rreth orës 17:50, në plazhin e Tales, Lezhë, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi P.Gj., 70 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re