Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhë, pasi u kap i armatosur me pistoletë me fishek në fole gati për qitje.

Xhon Sari po udhëtonte me një automjet tip BMW në rrugën e Kunes kur forcat  “Shqiponja” e ndaluan. Gjatë kontrollit, iu gjet një 1 pistoletë me fishek në fole, gati për qitje.

Ndërsa në vijim të hetimeve policia kontrolloi edhe në një automjet tip “Golf”, në rrugën “Fran Ivanaj”, Shëngjin, gjithashtu në pronësi të 36-vjeçarit ku u gjetën 18 fishekë të tjerë.

Uniformat blu sekuestruan armën e zjarrit, municionin luftarak dhe 2 automjete të Xhon Sarit, banues në Pogradec.

Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi i tij për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

 

Njoftimi i policisë:

Shëngjin, Lezhë/Goditje të njëpasnjëshme armëmbajtjes pa leje, në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kalibri”, nga Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Lezhë.

I armatosur me pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, arrestohet 36-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit, municion luftarak dhe 2 automjete të këtij shtetasi.

Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut dhe i punës së inteligjencës policore, që po kryhen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kalibri”.

Gjatë operacionit, në rrugën e Kunes, Shëngjin, shërbimet e Policisë ndaluan për kontrolle, automjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin Xh. S..

Nga kontrollet, këtij shtetasi iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, gati për qitje.

Më tej, nga kontrollet në një automjet tip “Golf”, në rrugën “Fran Ivanaj”, Shëngjin, gjithashtu në pronësi të këtij shtetasi, u gjetën 18 fishekë të tjerë.

Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. S., 36 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re