Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 38-vjeçar të shpallur në kërkim.

Ndaj Belirjan Kaperas Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 5 vjet e 2 muaj burgim, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ka qenë e pajisur më urdhër mbrojtjeje.

Njoftimi i policisë:

DVP Shkodër/Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

I dënuar me 5 vjet e 2 muaj burgim, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari.

Komisariati i Policisë Shkodër, si rezultat i kontrolleve të kryera në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, lokalizoi, kapi dhe ndaloi shtetasin Belirjan Kapera, 38 vjeç, banues në Shkodër, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar me 5 vjet e 2 muaj burgim, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ka qenë e pajisur më urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re