SHQIPËRI- Një 27-vjeçar, i shpallur në kërkim dhe i dënuar në mungesë me 6 vjet burg për kultivim të lëndëve narkotike është arrestuar në Itali dhe më pas është ekstraduar drejt Shqipërisë.

Bëhet fjalë për Aldo Halilin, i cili sipas hetimeve ka kultivuar 1720 bimë narkotike, në qytetin e Tepelenës gjatë vitit 2016.

Pas mbërritjes në Shqipëri, i riu iu dorëzua drejtorisë së Burgjeve për veprimet e mëtejshme./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re