Policia e Korçës ka arrestuar një 54-vjeçar, i cili ka qenë i dënuar me 7 vite burg për pjesëmarrje në grup kriminal që shiste lëndë narkotike.

Aleks Kreshpanji, 54 vjeç u vu në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Pojani”.

“Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, u kap në fshatin Pojan, Maliq, dhe u vu në pranga shtetasin Aleks Kreshpanji, 54 vjeç.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, me vendimin e datës 27.11.2024, e ka dënuar këtë shtetas, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, ka qenë pjesë e një grupi që ushtronte veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në qarkun Korçë”, tha policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re