Skip to content

EMRI/ I dënuar me 8 vite burg në Itali dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 62-vjeçari nga Fieri, pritet ekstradimi

Një 62-vjeçar nga Fieri dhe i shpallur në kërkim nga autoritetet në Itali është arrestuar në vendin tonë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 31” u vunë në pranga Alban Dauti, i cili është i dënuar me 8 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Nderkohe Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët italianë, për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

 

“Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët italianë, me objektiv nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e DPPSh-së, gjatë operacionit “Operacionalja 31”, lokalizoi dhe kapi në Fier, shtetasin Alban Dauti, 62 vjeç, i lindur në Fier.

Autoritetet gjyqësore në Milano e kanë dënuar këtë shtetas me 8 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale”, thote policia.

“”