Policia ka arrestuar në Rinas një 50-vjeçar nga Dibra, i cili ishte dënuar me dy vite burg.

Sefer Agasi akuzohet për falsifikim të dokumenteve për zhdoganimin e një automjeti.

Agasi do t’i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim vuajtjen e dënimit.

Njoftimi i policisë:

Dibër/Vijon zbatimi i planit operacional mbarëkombëtar, i koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

I dënuar nga Gjykata e Dibrës, me 2 vjet burgim, për falsifikim të dokumenteve për zhdoganimin e një automjeti, ndalohet 50-vjeçari.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit ndërmjet shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Rinas, si dhe pas intervistimit të detajuar të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, u bë ndalimi i shtetasit Sefer Agasi, 50 vjeç.

Gjykata e Dibrës e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”. Në vitin 2016, ai ka paraqitur në PKK Bllatë, dokumente false, me qëllim zhdoganimin e një automjeti.

Shtetasi Sefer Agasi do t’i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim vuajtjen e dënimit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re