Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i Ligjit”, policia e Elbasanit ka kapur dhe arrestuar një 51-vjeçar të shpallur në kërkim.

Shtetasi Uliks Pajenga, është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

DVP Elbasan/Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

I dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, lokalizohet, kapet dhe ndalohet 51-vjeçari.

Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të dënuar me burgim, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin:

Uliks Pajenga, 51 vjeç, banues në Elbasan.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re