Skip to content

EMRI/ I dënuar më parë për vjedhje, kapet hajduti i pompave të ujit në Sarandë

Një 41 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës për vjedhje. Oltion Beshiri nga Elbasani ishte kthyer në makthin e banorëve pasi iu vidhte pompat e ujit në pallatet ku ata banonin.

Rezultoi se ky shtetas, i cili ishte dënuar dhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale, ka vjedhur vazhdimisht pompat e ujit në katet e para të pallateve të ndryshme në Sarandë.