Një shqiptar i kërkuar nga Interpol Athina është arrestuar në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi nga policia malazeze.

Bëhet fjalë për Artur Pacaj, 37 vjeç.

Ai u ndalua në pikën kufitare të Hanit të Hotit, pasi rezultonte i dënuar me 8 vjet burg në Greqi për trafik droge.

Pacaj pritet t’i nënshtrohet procedurave të ekstradimit sipas vendimit të Gjykatës së Lartë në Podgoricë. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re