Policia ka vënë në pranga një 36-vjeçar, i dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 

Klaudio Trungut i kanë mbetur për të kryer 1 vit e 28 ditë burg për të vuajtur.

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Kapet dhe ndalohet një 36-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin Klaudio Trungu, 36 vjeç, banues në Elbasan.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 13.09.2022, e ka dënuar këtë shtetas, me 5 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 1 vit e 28 ditë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re