Një 31- vjeçar u prangos nga blutë e Kurbinit, pasi i dha një cigare hashashi një të mituri e më pas e filmoi atë.
Gëzim Avdia është identiteti i autorit që pasi xhiroi videon duke droguar të miturin, e postoi në rrjetin social Tik- Tok. 31- vjeçari u arrestua për akuzën e “nxitjes së përdorimit të drogës”.
Videoja shqetësuese ka shkaktuar reagim të menjëherëshëm të ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, i cili e konsideron gjestin skandaloz.
“jam njohur sot pasdite me një video skandaloze ku një person i papërgjegjshëm duket se i ofron një cigare (të dyshuar hashash) një të mituri. Menjëherë i kam kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit identifikimin e këtij personi dhe më pas policia ka bërë të mundur ndalimin e tij të menjëhershëm dhe shoqërimin në komisariatin e Kurbinit,-”shkruan Balla.