Negociatori per çështjen e emrit Metju Nimic, i cili po zhvillon një vizitë dy ditore në Greqi, pritet të takohet me ministrin e jashtëm grek Nikos Kotzias, ku do të diskutojnë mbi çështjen e zgjidhjes së emrit me Maqedoninë. Nimic do të diskutojë me palën greke për propozimet e paraqitura në Nju Jork, por edhe për të dëgjuar propozimet e Athinës.
 
Takimi do të mbahet në Ministrinë e Jashtme rreth orës 13:30, ndërsa nesër negociatori do të udhëtojë për në Shkup për t’u takuar me udhëheqësit maqedonas. Nimic është shprehur më herët se është optimist per arritjen e një marrëveshje te pranueshme nga të dyja palët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re