Skip to content

EMRI /I mori 2.7 mln lekë ryshfet pronarit të një furre buke, dënohet me 2 vite burg punonjësi i OSHEE

640 0 fg43y 748

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 2 vite burgim ish-punonjësin e OSHEE-së, Arjan Pashaj.

Ai është shpallur fajtor për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, teksa është dënuar me 3 vite burgim, por për shkak të gjykimi të shkurtuar, dënimi i është ulur në 2 vite burgim.

Arjan Pashaj akuzohet se i ka marrë 2.7 milion lekë të vjetra pronarit të një furre buke në Tiranë me qëllim që t’i rimbursojnë energjinë elektrike.

Rasti u denoncua nga emisioni “Fiks Fare”, teksa pronari i furrës së Bukës Zef Gjelaj, nga 5.4 milionë lekë që do t’i rimbursohej, 2.7 ia morën brenda furrës punonjësit e OSHEE-së.

Ndërkohë GJKKO, pronarin e furrës së bukës Zef Gjelaj e ka dënuar me 1 vit burgim, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar i është ulur në 8 muaj burgi. Ai është shpallur fajtor për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Vendimi i sotëm i GJKKO-së është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtaret Elsa Ulliri, Irena Gjoka dhe Etleva Deda,