Deputeti i Partisë Socialiste Eduart Shalsi tha se për herë të parë ndodhë që antarët e partisë të kenë mundësi të propozojnë një emër për karrigen e Presidentit.

 

I ftuar në Vizion Plus, Shalsi tha se Partia Socialiste kërkon një proçes gjithëpërfshirës dhe të pakushtëzuar për kreun e ri të shtetit.

 

“Duam një proces gjithpërfshirës dhe pa kushte.  Ndryshe nga çkanë bërë ata më parë, të ofrojmë në tryezën e dialogut një process konstruktiv Unë personalisht jam ndjerë i vlerësuar, se për herë të parë kishim mundësi të propozonim emra.”- tha ai.

 

 

Shalsi u shpreh se mazhoranca  do të bashkëpunojë me këdo nga opozita duke përjashtuar kategorikisht ‘non-gratat’.

 

“Vetëm pak minuta më parë kanë dalë nga një takim, domethënë që ne dorën ne e kemi të shtrirë me atë pjesë të opozitës që nuk ka lidhje me ‘non-gratat’. I kërkojmë njerëzve të arsyeshëm brenda Partisë Demokratike të vijnë të bëhen pjesë e një dialogu konstruktiv.

PO, ne i kemi votat por nuk duam ta zhvillojmë procesin pa dialog. Nuk e përjashtojmë mundësinë që nëse opozita do të ofrojë emra seriozë ne mund të pranojmë “- tha Shalsi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re