Qeveria e Maqedonisë miratoi të hënën në një seancë të jashtëzakonshme propozimin për inicimin e ndryshimeve në Kushtetutë, ku mbiemri “veriore” të përfshihet në emrin e Republikës së Maqedonisë në tekstin e Kushtetutës, me qëllim që emri i ri i vendit të jetë “Republika Veriore e Maqedonisë”.

Ndryshimet e propozuara në Preambulën e Kushtetutës, janë në përputhje me Marrëveshjen e Prespës arritur mes Athinës dhe Shkupit – sqaroi zëdhënësi i qeverisë, Mile Bosnjakovski.

Qeveria, shtoi ai, propozoi ndryshime që forcojnë “garancitë kufitare” në nenin 3 të Kushtetutës, e cila ishte ndryshuar më 1992.

“Propozimi i ri avokon respektin për sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësisë politike të vendeve fqinje, duke forcuar garancitë e kufijve ekzistues dhe thekson se Maqedonia nuk ka ambicie territoriale. Kjo do të thotë mbrojtje e integritetit territorial të Republikës së Maqedonisë dhe vendeve fqinje”, shpjegoi ai Bosnjakovski.

Tani i takon parlamentit të shprehet mbi propozimin e qeverisë.

“Ata kanë një detyrë historike dhe detyrimin për t’i hapur rrugën Maqedonisë drejt stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit ekonomik. Kjo është rruga drejt BE-së dhe NATO-s, i cila është shtruar në marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Greqisë”, tha Bosnjakovski.

Ligjvënësi, shtoi ai, duhet të marrin një vendim që do të ndjekë vullnetin e popullit të shprehur në referendumin e mbajtur më 30 shtator.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re