Një e moshuar 101 vjeçe nuk është lejuar të ushtrojë të drejtën e votës së saj në qendrën e votimit në gjimnazin ‘Janaq Kilica’ në Fier, pasi emri i saj nuk rezulton në listën e zgjedhësve.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se bëhet fjale për Fadile Nuhaj. Djali i saj, Isuf Nuhaj, tha për News 24 se nëna e tij priti rreth 30 minuta në qendrën e votimit për të votuar, por nuk e lejua, e për pasojë e moshuara shkoi në shtëpi.
“Një zotëri pretendon se nëna e tij e cila është 101 vjeçare ka qëndruar afro 30 minuta në QV ku duhet të shprehte vullnetin e saj por nuk është lejuar sepse emri i saj për shkak të moshës nuk gjendet në listën e zgjedhësve..për shkak se ka kaluar një shekull gjendja civile e ka çregjistruar”, raporton gazetarja Klodiana Lala.
“Shkuam në shkollën ku kemi votuar gjithë jetën, por më sollën vërdallë duke më thënë se nuk figuron emri,” tha Isuf Nuhaj.